Disa pamje të rënda po qarkullojnë në rrjet nga qyteti i Korçës, ku disa qytetarë janë përfshirë në sherr për shkak të radhës së gjatë para furrës së bukës, ndërsa afrohej orari i “shtetrrethimit”.
Urdhri për kufizimin e lëvizjes nga ora 13:00 e së shtunës deri ditën e hënë, duket se ka krijuar efektin e kundërt pasi jo vetëm në Korçë, por dhe në Tiranë e qytete të tjera, kanë qarkulluar pamje të grumbujve të njerëzve të krijuar para supermarketeve, furrave të bukës e tregjeve.
Qytetarët kanë nxituar të kryejnë punët e tyre e të përfundojnë blerjet gjatë paradites, për shkak të urdhrit që i ndalon të dalin nga shtëpia deri mëngjesin e së hënës.