‘Mercedes-Benz’ po bëhet gati të hedhë në treg modelin luksoz ‘GLS 600 4MATIC 4.0-L V8 EQ BOOST 558 HP’.
Makina është prezantuar së pari në nëntor të vitit të shkuar ndërsa tani pritet të dalë për shitje masive.
Mjeti luksoz ka tavan panoramik, tableta 7 inç në brendësi, klima të personalizuar për secilin nga pasagjerët, sistem Android e shumë pajisje të tjera.
Çmimi nuk është publikuar ende por sipas të gjitha gjasave do jetë i kripur.