Vendosni fjalën kyçe....

Mike Pence dhe gruaja e tij do të testohen për koronavirusin


Zv.presidenti amerikan Mike Pence ka thënë se ai dhe gruaja e tij do të testohen për koronavirusin, pasi një punonjës në zyrën e tij u konfirmua i infektuar.

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, Pence tha se ai dhe gruaja e tij Karen do të bënin një test atë pasdite për shkak të ‘pozicionit të tij unik’ si nënpresident dhe si udhëheqësi i grupit të punës për të luftuar koronavirusin.

Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump nuk kishin pasur kontakte të ngushta me individin e infektuar, por sqaroi se ai do të bënte një test për shkak të rolit të tij.

“As presidenti dhe as unë nuk kishim kontakte të drejtpërdrejta me atë person të stafit. Ne kemi punuar menjëherë me mjekun e Shtëpisë së Bardhë dhe CDC. Ne kemi gjurmuar të gjithë personat e kontaktit të personit dhe mjekët e Shtëpisë së Bardhë treguan se nuk ka arsye të besojnë se unë jam ekspozuar”- tha Pence, citon Daily Mail.

Kjo vjen një ditë pasi një punonjës në zyrën e Pence doli pozitiv pas testit për Covid-19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *