Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania forcon masat ndaj koronavirusit, ndalon takimet të më shumë se dy personave


Gjermania forcoi kufizimet e ndërveprimit shoqëror, duke ndaluar takimet publike të më shumë se dy personave, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Qëllimi është të fitosh kohë në luftën kundër virusit”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për shtyp.

“Të paktën për dy javët e ardhshme, njerëzit nuk do të lejohen të formojnë grupe me më shumë se dy persona në publik, përveç nëse ata jetojnë së bashku në të njëjtën familje ose takimi është i lidhur me punën”, shtoi ajo.

Si pjesë e një sërë rregullash më të rrepta, Gjermania vendosi që restorantet mund të ofrojnë vetëm shërbime për marrje të ushqimit me vete, ndërkaq bizneset e parukierëve, masazheve dhe ato të tatuazheve duhet të mbyllen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *