Vendosni fjalën kyçe....

Vendi më pak i prekur i Ballkanit, Mali i Zi shënon viktimën e parë nga koronavirusi


Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Malin e Zi. Mediat lokale shkruajnë se viktima është një 65-vjeçar i cili ishte shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Lajmi u dha nga drejtori i kësaj qendre klinike, Jevto Erakovic. Ai tha se personi me inicialet Z.P. kishte ardhur nga Serbia.

“Mostra është marrë pas mbërritjes së pacientit në qendrën klinike, dhe analizat konfirmuan që pacienti kishte COVID-19. Ai kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të këtij muaji”– tha Erakoviç.

Sipas tij, të gjitha masat u morën në një kohë të shkurtër, për fat të keq mjekët nuk mundën ta shpëtonin pacientin.

Mali i Zi vijon të mbetet vendi me më pak të prekur në Ballkan, pasi deri ditën e djeshme ka regjistruar 21 të infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *