Kina nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus të transmetuar brenda vendit këtë të hënë, mirëpo ka pranuar 39 raste të reja të importuara nga vende të tjera.
Xinhua shkruan se lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë. Prej këtyre rasteve, 10 u raportuan në Pekin dhe në Shanghai, dhe gjashtë të tjerë në provincat e Fujian dhe Guangdong.
Provincat e Shandong dhe Gansu të dyja raportuan nga dy raste dhe nga një rast u raportua në provincat e Zhejiang, Henan, dhe Chongqing.
Deri në fund të së Dielës, ishin raportuar 353 raste të importuara gjithsej.
Xinhua shkruan se të dielën, janë raportuar gjithashtu nëntë viktima dhe 47 raste të reja të dyshuara, të cilët priten t’i nënshtrohen testit. Kjo shënon ditën e pestë me radhë pa infeksione të reja në qytetin Ëuhan, ku virusi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë globin.