Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut regjistron viktimën e dytë nga koronavirusi


Regjistrohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj ka informuar se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.  Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra. Pacienti ishte shtruar më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, citon Alsat.

Ditën e djeshme u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *