Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat e fundit nga Spanja, mbi 2100 njerëz kanë vdekur nga Covid-19


Në Spanjë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 2,182, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje.

El Pais shkruan se ndërkohë të infektuarit janë më shumë se 33,000, një rritje prej gati 16% në 24 orët e fundit.

  “Ne po shohim barrën e krijuar në spitale, që 3-5 ditë më parë: kulmi me shumë gjasa do të arrihet këtë javë”- tha koordinatori i emergjencave, Fernando Simón.

Gazeta shkruan se ekzekutivi planifikon të zgjasë gjendjen e alarmit deri më 11 prill, një masë që duhet të aprovohet nga Kongresi.

Gati njëmijë spanjollë nga më shumë se 4,000 që kishin mbetur të bllokuar jashtë vendit të tyre, janë rikthyer në Spanjë këtë fundjavë në fluturime komerciale.

 “Atyre që janë në pritje, u them atyre të mos shqetësohen, të qetësohen”– tha ministri, Arancha González Laya.

Spanja është kthyer në vendin e tretë më të prekur nga koronavirusi në botë, duke ja kaluar edhe Iranit.

Sipas të dhënave në universitetin Johns Hopkins, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19  më shumë se 341,000 njerëz, ndërsa më shumë se 14.700 kanë ndërruar jetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *