Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të jemi në unitet përballë pandemisë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do ftoj edhe Bashën


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë për “Open” tha se në këtë situatë me të cilën po përballet Shqipëria të gjithë duhet të jemi në unitet.

Lidhur me qasjen e të qëndruarit bashkë përballë pandemisë Meta tha se do mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë për të cilin do thirret e kryetari i opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie. Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehe aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush”-tha Kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *