Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut vendos dy fasha oraresh: Të moshuarit dalin paradite, të rinjtë pasdite


Maqedonia e Veriut ka vendosur disa kufizime të reja për lëvizjen e të rinjve deri në moshën 18-vjeçare dhe të moshuarve mbi 67 vjeç.

Në seancën e sotme plenare, qeveria vendosi orare të ndryshme për këto kategori. Alsat shkruan se kufizimi për të rinjtë do të vlejë nga ora 21:00 deri në orën 12:00 të ditës tjetër. Ata mund të lëvizin nga ora 12:00 deri në ora 21:00.

Ndërsa të moshuarit do të mund të lëvizin nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 11:00. Kufizimi për ta hyn në fuqi nga ora 11:00 dhe zgjat deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme.

Kjo është bërë me qëllim që të mos ndeshen këto dy kategori, të rinjtë si bartës të koronavirusit, derisa të moshuarit si kategoria më e rrezikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *