Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet viktima e pestë nga koronavirusi në vend


Ministria e Shëndetësisë sapo ka konfirmuar se ka ndërruar jetë pacienti i pestë i prekur nga koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga diabeti dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.”- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo shtoi se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 123 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin tonë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *