Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Ramës: Lëre propagandën por siguro bukën e gojës për familjet që s’kanë mundësi (Video)


Demokratja Albana Vokshi ka deklaruar se shumë njerëz në vend po vuajnë për bukën e gojës.

Ajo shkruan se tani nuk është koha për propagandë televizive por për të ndihmuar çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten.

Vokshi i bën thirrje kryeministrit që të mos e vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi.

‘Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama. Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës. Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri. Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit. Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”.’ – shkruan Vokshi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *