Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje publike bizneseve të fruta-perimeve që të marrin masa për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Në njoftim theksohet se tregtarët duhet të mbulojnë me qese prodhimet që tregtojnë për t’i mbrojtur nga nga spërklat e teshtimat e blerësve si dhe të shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me frutat e perimet.
Njoftimi AKU
‘AKU kërkon në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit. AKU i’u bën thirrje të gjithë subjekteve që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:
Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave,
Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit.
Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.
Theksojmë se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra nga AKU, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.’