Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë: Kush vjen nga Nju Jorku të vetëkarantinohet për 14 ditë


Siç është “zonë e kuqe” Lombardia në Itali, në Shtetet e Bashkuara i tillë është dhe shteti i Nju Jorkut.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar të gjithë udhëtarëve nga Nju Jorku, që të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Koordinatorja e forcave të punës, Deborah Birx tha se karantina duhet të zbatohet edhe për ata që nuk shfaqin simptoma. Siç shkruan USA Today, Birx tha që shumë amerikanë kanë kërkuar të largohen nga Nju Jorku, duke shkruar drejt Long Island, në Karolinën e Veriut ose në shtete të tjera.

Brix tha se 56% e të gjitha rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, si dhe 60% e të gjitha rasteve të reja, vijnë nga zona e metrosë në Nju Jork. Po ashtu Nju Jorku ka regjistruar 31% të vdekjeve në vend. Tashmë, njujorkezët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe qyteti është mbyllur praktikisht në përpjekje për të shuar përhapjen e virusit.

Presidenti Donald Trump e përshkroi Nju Jorkun si një “pikë të nxehtë” të virusit COVID-19.

“Ne duhet të merremi me zonën metropolitane të Nju Jorkut si një zonë me rrezik të lartë,” tha zëvendës presidenti Mike Pence, duke shtuar se shkalla e infeksionit është 1 në 1.000.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *