Vendosni fjalën kyçe....

“Ka marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë, mocioni i lidhur me këtë” – Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij nuk ka të bëjë me shkarkimin e Agim Veliut si ministër i Brendshëm, por me marrëveshjen për shkëmbim territorial mes Serbisë e Kosovës.

‘Për bindjen time të fuqishme motori për mocionin ka të bëjë asgjë më pak se me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Kurti.

Ai tha më tej se nuk mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pa qenë e tillë dhe se nuk do ketë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë.

‘Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë. Provoi ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Me mu në qeverisje, nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme pa qenë e tillë. Dhe nuk ka marrëveshje as në shtëpinë e Bardhë as të gjelbër as të kuqe për shkëmbim territoresh sa jam unë në qeveri.  Presidenti ma ka konfirmuar se ka marrëveshje të gatshme. E takova presidentin por nuk u morëm vesh, sepse ai ma përsërit tre herë, heqe kryeministër taksën e shkojmë bashkë në Uashington dhe e heqim qafe Serbinë. Pra nuk është ideja me e heq tarifën për me fillu negociatat, ideja është me heq taksën për me u publiku marrëveshja’, tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *