Vendosni fjalën kyçe....

Gabimi i Albinit e i LDK-së, lojë politike me shumë zero


Nga Klaudio Agolli

Koalicioni LDK-LVV që në ngjizje ishte delikat, pre-maturë dhe i destinuar të prishej për më te voglën shkëndijë.

Së pari, këto dy forca politike kanë ideologji të ndryshme, janë formuar në dy periudha të cilat në filozofinë partiake nuk siguronin as kohezion dhe as koherencë në linjën e diskurit politik.

E vetmja gjë që i bashkoi ishte dëshira për të rrëzuar PDK-në dhe për të ardhur në pushtet (kjo nuk përbën gjë të re, sepse partitë për atë janë formuar).

Së dyti, lidershipi: Kurti është krejt i ndryshëm nga Mustafa, sepse është i paprovuar në kulisat e koalicioneve për pushtet, ka akoma atë ndjenjën e opozitarizmit dhe kompleksit të qëndrimit stoik në linjë me premtimet.

Ndërsa Mustafa, e njeh mirë lojën e ndryshimit të qeverive dhe koalicioneve të kulisave.

Së treti, numri i deputetëve: një diferencë e vogël mes dy partive me më shumë vota bëri të krijohej një koalicion jo i qëndrueshëm ku një parti nuk i kishte shumë nevojën një tjetre.

Së katërti, faktori i brendshëm në LDK: Mustafa nuk ka mbështetjen e plotë në parti, brenda saj ka fraksione, midis krahut të Osmanit e cila dukshëm ka një kimi pozitive me Kurtin dhe krahut të binomit Agim Veli-Isa Mustafa.

Por kush ishte gabimi i Kurtit si fillim që shkaktoi krisjen e thellë në koalicionin prej xhami?

Përplasja për Agim Veliun: Një vendimmarrje personale e Kurtit e cila ka për qëllim dy rezultante me një vektor.

1) Të thellonte përplasjen brenda LDK-së si mbështetje ndaj Vjosës.

2) Të tregonte që Kurti është Kryeministër i fortë dhe jo kolegjial-kjo alternativë jo mirë e studiuar duke ditur që Veliu ishte një nga ministrat më të fuqishëm brenda kabinetit qeveritar dhe si të thuash pyka e koalicionit ose krahu i Mustafës brenda LDK-së në koalicionin e brishtë.

Këto dy argumente përbëjnë gabimin foshnjarak të Kurtit i cili rezultoi edhe me mocionin.

Gabimi i Mustafës: Në rezultante, Mustafën dhe krahun e tij ky gabim më shumë e dëmton në luftën e brendshme brenda partisë sepse balancat brenda LDK-së janë të brishta si kaolicioni me LVV-në. Duke parë si do sillen edhe në votim do shihet se cilat janë konfigurimet në përplasjen Osmani-Musatafa+Veliu.

Pse është lojë politike me shumë zero?

Kjo lojë politike më shumë dëmton Kosovën në një momentum aspak të favorshëm i cili nuk varet fare nga konfigurimet politike, që edhe qeverinë më të fortë e nxjerr në një front lufte me armikun e padukshëm të pafuqishëm për ta luftuar me retorikë politike.

Kosova rrezikon të dalë krejtësisht e dëmtuar nga kjo betejë e kotë e cila mund të shtyhej në një moment më të qetë.

Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme por të pamundura në këto moment dhe një qeveri teknike do zgjaste agoninë politike dhe do lodhte votuesit ku më të dëmtuarit do ishin qytetarët si ekonomikisht dhe shëndetshmërisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *