Një mjek e një infermier të spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë janë shëruar nga Covid-19.
Lajmi është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë në rrjetet sociale që u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda banesave të tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
‘Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19. Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm.’ – shkruan Manastirliu.