Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet kriza e koronavirusit, Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 12 prill


Spanja këtë të enjte u zgjua duke kërkuar më shumë bllokime pasi parlamenti miratoi zgjatjen e gjendjes së saj të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit pas një seance diskutimesh.

Parlamenti përfundimisht votoi për të zgjatur masat e urgjencës për 15 ditë të tjera deri në 12 Prill.

Reuters shkruan se një shumicë prej 321 deputetësh votuan në favor të zgjatjes, ndërsa 28 abstenuan.

“Nuk është e lehtë të zgjasësh gjendjen e jashtëzakonshme,” tha kryeministri Pedro Sanchez në Parlament. “Jam i bindur se e vetmja mundësi efikase kundër virusit është izolimi social.”

Spanja është duke luftuar për të përballuar krizën në rritje të koronavirusit pasi numri i saj i vdekjeve tejkaloi Kinën, duke regjistruar 738 viktima në një ditë të vetme.

Numri i rasteve me koronavirus në Spanjë është dhjetëfishuar që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në 14 mars, dhe numri i vdekjeve është shtuar nga nga 30 në 3434.

Tani Spanja ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në shkallë botërore pas Italisë me 6.820 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *