Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj shpërndan videon e u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi: Askush s’do tolerohet


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja zgjidhje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ai paralajmëroi masat më të ashpra ndaj personave që shkelin kufizimet e vendosura nga qeveria.

‘Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë. E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. Nuk ka zgjidhje tjetër. Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. Askush nuk do të tolerohet.’ – shkruan Lleshaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *