Vendosni fjalën kyçe....

Infektohet personi i parë me koronavirus nga stafi mjekësor në Kosovë


Koronavirusi ka prekur punonjësen e parë të personelit shëndetësor në Kosovë.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se ka regjistruar  një infermiere me Covid-a9.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Në këtë klinikë po trajtohen momentalisht 34 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 86.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *