Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Nga e hëna riatdhesohen shqiptarët e bllokuar jashtë, avionët pa pagesë


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duke nisur nga e hëna do të nisin fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit për shkak të krizës së koronavirusit dhe se ata nuk do paguajnë asnjë lekë nga xhepat e tyre.

Rama tha se shqiptarëve të bllokuar në vendet e tjera, do t’u vihen në dispozicion disa avionë të kompanisë ‘Air Albania’, për t’i kthyer në vend.

“Unë po bëhem copash po bëhemi 14 copash të gjithë për të mos lënë as edhe një vetëm. Shumë vetëm duan të vijnë dhe kanë vendosur të paguajnë edhe udhëtimin, i falenderoj për këtë. Nuk do të lë gurë pa luajtur për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve. Por dreqi e mori futeni mirë në kokë që jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Do të nisim të hënën fluturimet për t’i sjellë në atdhe, nesër do të publikojmë kalendarin e misionit të riatdhesimit dhe pikat përkatëse. Këto misione do t’i kryejmë pa pagesë nga ana e individëve, dhe unë besoj se i takon “Lasgushit” t’i sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Air Albania është kompania e flamurit kuqezi, dhe në këtë hall të madh kombëtar i kam kërkuar kompanisë të marrë përsipër barrën e të qenit shtëpia e shqiptarëve në qiejt e Europës, dhe të mos marrë lekë për të kryer këto misione humanitare. Jam i lumtur që gatishmëria ka qenë e menjëhershme. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për lejet speciale të këtyre charterve“, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *