Vendosni fjalën kyçe....

Gramoz Ruçi: Kuvendi do vijojë punën online


Paraditen e sotme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi online sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë mbledhje, Ruçi theksoi se Kuvendi do të vazhdojë punën pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, por jo duke u mbledhur në sallën e seancave plenare. Punët e Parlamentit do të zhvillohen online.

“Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen online. Po kështu edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme. Kjo do të kërkojë prezencën fizike në Kryesinë e Kuvendit të kryetarëve të komisioneve. Gjatë shqyrtimit të akteve normative dhe projektligjeve të tjera kërkesat për pjesëmarrjen e ministrave mbeten të pandryshuara, pra të njëjta me situatat normale.

Në varësi të ecurisë së mbledhjeve të komisioneve si edhe të evoluimit të situatës së pandemisë COVID-19, do të vendosim edhe për zhvillimin e seancës së ardhshme plenare.”– tha Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *