Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Alimadhit: Të mos mbistresohet për strategjinë e luftës


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas letrës së hapur që i shkroi deputeti Adriatik Alimadhi, i cili është konfirmuar me Covid-19.

Rama thotë se i uron shërim të shpejtë Alimadhit dhe shton se i mirëkupton fjalët e tij “të tepërta” për shkak të kushteve në të cilat ai ndodhet.

Kryeministri i lutet deputetit që të mos mbistresohet për “strategjinë e luftës”, siç e quan ai përballjen me koronavirusin.

  “I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët”, shkruan Rama.

Në një postim në ‘Facebook’, deputeti Adriatik Alimadhi dha më herët lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij ishin konfirmuar me koronavirus.

Alimadhi iu ankua Ramës për kushtet e ambulancës me të cilën është transportuar për në spital, të cilën e cilësonte si frigorifer që nuk i mbylleshin xhamat.

Ai thoshte se autoritetet shëndetësore nuk kishin treguar asnjë lloj interesi për të dhe se ai dhe e shoqja kishin mbetur vetëm duke u përkujdesur për njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *