Vendosni fjalën kyçe....

Pas Bratajt, preket nga koronavirusi një tjetër zyrtare e Task-Forcës së ngritur për pandeminë


Pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një tjetër zyrtare e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë është prekur nga koronavirusi.

Ajo është Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Lajmi u konfirmua sot nga Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik, e cila tha se Cami ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po është e vërtetë dhe nuk ka asnjë gjë, COVID-19 është sëmundje infektive, të gjithë mund të kemi kontakte e mund të infektohemi, e rëndësishme është të vetëizolohemi edhe në momente kur kemi kontakte e të marrim të gjitha masat e kontrollit. Edhe për drejtoreshën është kryer e njëjta procedure si me te gjithë qytetaret, ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetëizoluar”– iu përgjigj Cami pyetjes së gazetarëve, nëse ishte e vërtetë që drejtoresha e operatorëve ka rezultuar pozitive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *