Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se i ra për hise roli i babait: Kur të shkul veshin të do të keqen, apo të do si dritën e syve


Kryeministri Edi Rama ka dalë një një video-live, ku i flet qytetarëve në rolin e babait dhe i përgjigjet kritikave lidhur me masat e marra për frenimine  përhapjes së koronavirusit.

 E kështu Rama thotë se ai është babai, i cili po tregohet i ashpër e po iu tërheq veshin të bijve të tij (shqiptarëve) për të mirën e tyre.

“Të dashur miq, motra e vëllezër dua tju flas hapur. E keni parasysh babain që ashpërsohet e iu shkul veshin. E bën se ju do të keqen apo se ju do sidritën e syve? Të gjithë jemi mërzitur dhe me babain por të gjithë kemi kuptuar se kur babai dicka nuk shkon me ne, mua më ra për hise tua them të bëj gjëra që s’ka se si t’u pëlqejnë e të ndiheni në vështirësi, por pse më pëlqejnë mua e gëzojnë këto masa shtrëngese? Më pëlqejnë mua llogaritë që bëjmë këtu çdo ditë për shifrat e papunësisë që rriten? Ku hyjnë përditë e më pak të ardhura, që të ardhurat bien e në si në cdo shtëpi bie dhe fuqia për të shpenzuar si zakonisht e për të lënë dicka mënjanë, shifrat e papunësisë që rriten e rriten për ditë me shkurtime nga puna? Më pëlqen mua të mbyll shkolla e biznese për javë të tëra e tu tregoj se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi? Apo të përballem me lloj lloj reagimesh instiktive që më shkruajnë këtu sikur ua solla unë luftën e unë rri në shpellën e një thesari me florinj e ironizoj ata që ankohen?

Pse qejf kam unë t’u them si të mbroheni nga kjo mortje që na ka rënë si rrufe mbi kokë e kërcënon të na grijë si mish qeni?

Pse nuk e shihni ju se cfarë po ndodh jo më tutje po në Itali, nuk e shihni ju që edhe ushtria amerikane nxori autokolonat e trenave e makinave të blinduara mbi kurriz që njerëzit të mbyllen brenda?

Pse s’e kuproni ju që në këtë luftë ku as Amerika s’ka ilaç tjetër ku në një javë humbi 3 milionë e kusur vende pune ne s’kemi rrugë tjetër vetëm të mbyllemi brenda që të shpëtojmë jetën e familjarëve tanë?

Çfarë kërkoni ju nga unë, që tju tregoj përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpisë sonë të madhe sot e nesër të shikojmë si të gjithë bashkë do përfundojmë në një gropë shumë më të thellë se ajo e mos o zotshme vitit 1997?

Apo të mos i përgjigjem askujt në vend se ti shkul veshin e ti them të vërtetën gjithkujt që flet mbrapsht?”- shprehet Rama.

Mes të tjerash kryeministri shton se i doli për Zot qytetarëve kur ra tërmeti. “Kur ra tërmeti e patë që ju dola për Zot. Nuk ia lashë Zotit asnjë nga detyrat e mia. Ju thashë të gjithë do iu ndihmojmë me pagën e luftës të tërë ata që janë në shtëpi se iu është mbyllur biznesi i vogël dhe javën e parë të prillit do të marrin lekët. Ju thashë se do iu dyfishojmë ndihmën ekonomike, dhe ata në javën e parë të prillit do të marrin lekët.”- thotë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *