Vendosni fjalën kyçe....

Spanjë: 838 viktima në 24 orë dhe 6549 raste të reja


Ka shkuar në 6528 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Spanjë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u regjistruan 838 viktima të reja.

Edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në masë të konsiderueshme me 6549 raste të reja, duke e çuar në 78797 shifrën e përgjithshme të të prekurve. Spanja është një prej shteteve më të prekura nga sëmundja e re dhe ndodhet në vendin e dytë në botë me numrin e viktimave pas Italisë.

Autoritetet në Spanjë tashmë e kanë miratuar zgjatjen e afatit të masave emergjente, përfshirë izolimin e njerëzve, të cilët kanë të drejtë të dalin jashtë vetëm kur blejnë ushqime dhe ilaçe.

Spitalet e Madridit janë të mbushura me pacientë të infektuar dhe disa prej tyre janë parë të shtrirë nëpër korridore për shkak të mungesës së shtretërve të lirë, shkruan “Metro UK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *