Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë koronavirusi? Tifozët në Bjellorusi mbushin stadiumin për të ndjekur derbin


Futbolli në Bjellorusi ka vijuar veprimtarinë normale pavarësisht kërcënimit që vjen nga koronvirusi i ri.

Ndeshjet u zhvilluan këtë javë ashtu siç ishte parashikuar me mijëra tifozë që mbushën stadiumin e Minskut, në derbin e kryeqytetit.

Bjellorusia mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka anuluar ende tubimet masive publike, kreut ndrysshe nga sa ka vepruar pjesa më e madhe e vendeve në botë.

Sfida mes FC Minsk e Dinamo Minsk është derbi më i nxehtë në vend dhe mijëra tifozë nuk mund të humbnin mundësinë që të ishin pjesë e tij duke shpërfillur rrrezikun nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 3 mijë tifozë ishin në stadium ndërsa deri tani Bjellorusia ka numrin më të ulër të të prekurve nga koronavirusi i ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *