Ministri i Jashtëm i Italisë, Di Maio, ka publikuar në faqen e tij në Facebook pamjet e nisjes nga Shqipëria të 30 mjekëve e infermierëve në ndihmë të kolegëve të tyre në Lombardi.
Ai shkruan ndër të tjera se ‘këto janë vlerat themelorë që Evropa duhet t’u transmetojë atyre që janë në vështirësi dhe se Shqipëria dha një mësim solidariteti.’
‘Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Këto janë vlerat themelore që Evropa duhet t’u transmetojë atyre që janë në vështirësi. Egoizmi nuk na përket neve. Nga Shqipëria një mësim solidariteti.’ – shkruan Di Maio.