Asnjë rast i ri i Covid-19 nuk është regjistruar në provincën qendrore të Kinës, Hubei dhe kryeqytetin e saj Wuhan, ku filloi koronavirusi i ri, u tha Komisionit Kombëtar i Shëndetit (NHC) gazetarëve gjatë një konference shtypi të hënën.
81.470 persona kanë testuar pozitivë për koronavirusin në territorin e Kinës që nga fillimi i epidemisë, dhe 75.770 prej tyre janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet, tha një zyrtar shëndetësor. Kjo bën që niveli i rikuperimit në vend të jetë afro 93 përqind.
Mjekët kinezë kanë regjistruar 31 raste të reja dhe katër vdekje në 24 orët e kaluara, por pjesa dërrmuese e rasteve të reja janë të importuara nga jashtë thuhet në njoftim.