Mjeku Dhimitër Kraja i cili ishte i dalë në pension por që iu përgjigj menjëherë thirrjes për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit rezulton të jetë prekur.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku tjetër i Spitalit infektiv, Pëllumb Pipero.
“Është shtruar profesor Dhimitri (Dhimitër Kraja) që ka qenë shef i spitalit. Profesor Dhimitri u rikthye në detyrë pasi kishte dalë në pension. Mesa di është shtruar dje dhe ka shenja të lehta”-tha Pipero.