Vendosni fjalën kyçe....

“Nxisim distancimin social por drejtësia duhet të punojë”- Ambasada amerikane dhuron kompjuter që anëtarët e KLP-së të punojnë nga shtëpia


Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka dhuruar kompjuter portativë për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ambasada ka shkruar se nxit distancimin social për shkak të koronavirusit por puna e drejtëisë nuk duhet të ndalet.

Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë!”-thuhet në postimin e ambasadës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *