Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 55 numri i viktimave në Greqi, mbi 1 mijë e 500 të infektuar


Ka shkuar në 55 numri i viktimave në Greqi, pasi dy persona kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Siç shkruan gazeta Protothema, viktimat ishin një 66-vjeçar nga Mavrovouni Pella dhe një 78-vjeçar nga Echinos Xanthi të cilët vdiqën me pak orë diferencë nga njëri tjetri.

Të dy personat kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Siç bëri të ditur nënkryetari i komunës Pella, Jordan Tzamtzis: “66-vjeçari ishte transferuar në një spital në Selanik, sepse ai kishte disa probleme shëndetësore dhe ishte shtruar në spital ditët e fundit në spitalin Edessa”.

Ai shtoi se kanë nisur të gjurmojnë kontaktet e 66-vjeçarit të ndjerë. Kjo është viktima e dytë e regjistruar në zonën e Pellës.

Deri më tani numri i të infektuarve është 1.544, ndërsa janë kryer 18.844 teste laboratorike dhe mosha mesatare e personave që janë të shtruar është 65 vjeç.  Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, mosha mesatare e viktimave është 72-vjeç.

91 pacientë janë intubuar në njësitë e kujdesit intensiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *