Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qiramarrësit të subvencionohen nga shteti, të anulohen koncesionet


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria zgjerimin e paketës fillestare të ndihmës ekonomike.

Në një intervistë për “Ora News”,Basha tha se paketa fillestare e qeverisë mbulon vetëm një të tretën e nevojave.

Për këtë arsye, ai kërkon anullim të kontratave koncensionare, në mënyrë që këto para t’i kalojnë qytetarëve.

“Ajo paketa fillestare që mbulon maksimumi një të tretën e nevojave të Shqipërisë. E para   të zgjerohet menjëherë dhe e dyta mos të mbetet në letër. Njerëzit kanë nevojë për këto financa.  Zgjidhja nuk është të rregullohen me  njëri-tjetrin zgjidhja  është të ndërpresë cdo shpenzimi tjetër financiar  dhe ta çosh të gjithën këtu.  Duhet të ndërpresë 120 mln euro kontrata koncesionare.  Pse ngurohet, po hyjmë në muajin e dytë të epidemisë, pse ngurohet të anulohen këto kontrata koncesionare?”– thotë Basha.

Sipas tij, anulimi i këtyre koncencioneve nuk përkthehet me ndërprerje të shërbimeve për qytetarët, siç pretendon qeveria.

“Për cfarë shërbimesh e keni fjalën? E keni fjalën për kontrata, afera të pastra. Një pjesë të tyre kanë të bëjnë me kontrata shërbime trefish, katërfish çmimi. Një pjesë prej tyre ka të bëjë me para që nuk ekzistojnë. Ato janë justifikime të kota.

Të 12 kontratat koncensionare të 10 oligarkëve duhet të ndërpriten, 120 milionë euro për këtë vit. Janë një rezervë e cila duhet të vendoset urgjentisht në  funksion të epidemisë, në funksion të krizës, në funksion të  jetës dhe shëndetit të qytetarëve.  Plus 40 milionë euro shpenzime operative plus 100 milionë euro investime publike të planifikuara këtë vit përbëjnë 260 milionë euro. Por pyetja është fare e thjeshtë. Po Kosova ku e gjen mundësinë që të bëjë një paketë 3 herë më të madhe se Shqipëria kur ka një buxhet 2 herë më të vogël se Shqipëria? Pra buxheti I shtetit të Kosovës, I Republikës se Kosovës është 2 herë më i vogël se Shqipëria. Paketa e parë është 3 herë më e madhe se Shqipëria. Dhe çfarë bën me këtë paketë? Financon 50% të qerave, të atyre bizneseve që janë mbyllur. Ndërsa këtu hidhen  hapa të cilat e heqin përgjegjësinë nga qeveria dhe e kalojnë në hapa që  mund të çojnë në përplasje midis njerëzve.

Padiskutim që qeramarrësit janë në vështirësi,  prandaj kemi propozuar që prej 3 javësh që ata  të financohen, të subvencionohen, të kenë një pagë, një përfitim minimal, për qeranë, për dritat, për ujin. Por në vend që të ndodhë kjo, në vend që të zgjidhet qesja për  qytetarët, vazhdon mbahet e mbyllur qesja e koncensioneve.”– deklaroi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *