Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohen 46 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Ka shkuar në 13 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu edhe dy raste të reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj.

Alsat shkruan se bëhet fjalë për një 68 vjeçar nga rrethina e Tetovës dhe një 70 vjeçar nga Kumanova. I pari vuante edhe nga hipertensioni arterial, ndërsa i dyti nga hipertensioni dhe sëmundje të zemrës, por nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se rezultatet e testimit të tij për COVID -19 priten ende.  

Në 24 orët e fundit, është shënuar numri më i madh i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut deri më tani, gjithsej 40 persona.

Rritja më e lartë është regjistruar në Kumanovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja, prej tyre 11 janë pjesë e personelit mjekësorë. Bëhet fjalë  për 2 mjekë, 3 teknik rëntgeni, 6 infermiere.

Numri i të prekurve nëpër qytete:

1.Shkup  – 208
2.Kumanovë -85
3.Dibër – 49
4.Prilep – 22
5.Shtip -15
6.Tetovë – 15
7.Strugë – 9
8.Veles – 8
9.Manastir – 4
10.Gjevgjeli – 4
11.Ohër – 3
12.Kavadarc – 2
13.Gostivar – 2
14.Kriva Pallankë- 2
15.Strumicë – 1
16. Koçan – 1

Ndërkohë numri i të shëruarve ka mbërritur në 20, përfshirë këtu edhe tre persona të cilët sot janë rikthyer në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *