Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtori i burgut 313 në Tiranë


Arrestohet nga policia drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduard Struga.

Ai është shoqëruar sot në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsionit për një tender, pas një hetimi 3 mujor nga Prokuroria e Tiranës.

Ende nuk ka detaje zyrtare nga policia, megjithatë dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve.

Struga e ka marrë këtë detyrë që nga tetori i vitit 2019, pas një rrokade në burgjet e vendit kur u ndërruan një pjesë e mirë e drejtuesve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *