Kreu i Partisë Demokratike, Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë testime në popullatë.
Ai ka publikuar një video ndërsa shkruan në reagimin e tij se testimet shërbejnë për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
Basha thekson se numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën e kushton jetë.
‘Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!’ – shkruan ai.