Vendosni fjalën kyçe....

Shtrohet në spital Boris Johnson


Kryeministri Boris Johnson është shtruar në spital për analiza mjekësore 10 ditë pasi u prek nga koronavirusi.

Një zëdhënës i Downing Street tha se bëhet fjalë për një ‘hap paraprak’ pasi kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të virusit.

“Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, të mbrojë NHS dhe të shpëtojë jetë,” tha zëdhënësi, raportojnë CNBC e The Guardian.

Johnson, 55 vjeç, është lideri i parë i një qeverie të rëndësishme që dihet se është prekur nga Covid-19 dhe dhe ishte izoluar në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *