Australianët janë paralajmëruar se mund të detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri pas Krishtlindjeve, ndërsa masat për distancimin shoqëror mund të zgjasin për dy vjet.
Siç shkruan Daily Mail, kryeministri Scott Morrison paralajmëroi të premten australianët se do ti duhet të presin gjashtë muaj në masa të rrepta për distancimin shoqëror, pasi shkalla e infeksionit kombëtar ra në nën 10 përqind.
Por eksperti i sëmundjes infektive, Profesor Peter Collignon tha se natyra sezonale e COVID-19 nënkuptonte se numri i rasteve mund të mos ulet ndjeshëm deri në pranverë.
“E dini se cili është lajmi i keq? Ne do të duhet të bëjmë shumë nga ky distancim shoqëror edhe për 18 muaj deri në dy vjet” – tha për News.com.au profesori Collignon, nga Universiteti Kombëtar Australian.
“Ky virus nuk do të shkojë askund së shpejti. Do të kemi një rikthim në pranverën e ardhshme, sepse ka më pak transmetim të viruseve gjatë verës.”
Ai shtoi se virusi do të vazhdojë të ketë efekt në Australi derisa të gjendet një kurë.
Rreth 35 kompani dhe institucione në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë për virusin, por ende nuk është e qartë se kur një do të jetë gati për përdorim.
“Derisa të marrim një vaksinë që është e sigurt dhe funksionon ose derisa të zbulojmë provat janë të gabuara ose nëse diçka ndryshon rrënjësisht me të dhënat, sipas mendimit tim nuk ka asnjë mënyrë që ne ta zhdukim gjithë virusin nga Australia”– tha profesor Collignon.
Ai përmendi ndikimin fillestar pozitiv të masave për distancimin shoqëror të qeverisë, duke përfshirë këtu mbylljen e klubeve të natës, kafeneve dhe restoranteve. Ai la të kuptohej se ato do të duhej të qëndronin kështu për të paktën dy vjet të tjera.