Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 87 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali


Numri i vdekjeve nga koronavirusi në mesin e mjekëve italianë është rritur në 87, me tetë prej tyre që kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

Lajmi u konfirmua nga federata kombëtare e reparteve të mjekëve FNOMCEO, shkruan Ansa.it.

Sipas njoftimit, tetë mjekët që kanë ndërruar jetë janë: Giovanni Battista Tommasini (mjek i përgjithshëm), Riccardo Zucco (neurolog), Ghvont Mrad (mjek termik), Gianbattista Bertolasi (mjek i përgjithshëm), Silvio Lussana (mjekësi e brendshme), Giuseppe Aldo Spinazzola (kardiolog), Vincenzo Emmi (mjek reanimator) ), dhe Carlo Amodio (radiolog).

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Italiane të Ilaçeve, Nicola Magrini, dje iu nënshtrua testit për COVID-19 dhe doli pozitiv.

Siç kërkohet me ligj, ai është në izolim, edhe sipas gazetës italiane  është mirë dhe do të vazhdojë ta bëjë punën e tij nga distanca. Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të do të jenë në izolim në shtëpi derisa të verifikohet statusi i tyre në lidhje me virusin Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *