Vendosni fjalën kyçe....

“Hipokrite” – Shkeli karantinën, dorëhiqet zyrtarja e lartë e shëndetësisë në Skoci


Zyrtarja kryesor e shëndetit në Skoci ka dhënë dorëheqjen pasi u kap duke shkelur rregullat e kufizimeve të përcaktuara nga qeveria, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 në vend.

Catherine Calderwood tha se ndihej “tmerrësisht keq për gabimet” e saj dhe se duke dhënë dorëheqjen ajo shpresonte që veprimet e saj të mos dëmtonin udhëzimet e vazhdueshme të sigurisë.

Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, ajo shtoi: “Gjëja më e rëndësishme për mua tani dhe gjatë disa muajve të tjerë shumë të vështirë është që njerëzit në të gjithë Skocinë e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të zvogëluar përhapjen e këtij virusi dhe kjo do të thotë se ata duhet të kenë besim të plotë tek ata që u japin këshilla. Nuk e kam aspak të lehtë që po jap dorëheqjen si Zyrtare Kryesore e Mjekësisë. Do të punoj me ekipin tim gjatë ditëve të ardhshme për të siguruar një tranzicion të qetë te pasardhësi im.”

Dorëheqja vjen pas zbulimit të fotove se Calderwood kishte vizituar shtëpinë e saj të dytë gjatë fundjavës, duke shkelur udhëzimet kombëtare për të udhëtuar vetëm nëse është absolutisht e nevojshme gjatë pandemisë.

Ajo më vonë tha se kishte marrë mesazhe nga njerëz në mediat sociale të cilët kishin kritikuar veprimet e saj dhe e quanin atë një “hipokrite”.

“Kam parë shumë komente nga publiku sot në Twitter, njerëz që më quajnë hipokrite Njerëzit duke më treguar për vështirësitë që ata kanë duruar ndërsa ndiqnin udhëzimet e mia. Njerëzit më kanë thënë që jam e papërgjegjshme, se sjellja ime tregon se këshillat e mia për të tjerët nuk vlejnë për mua. Unë dua që njerëzit ta dinë që unë i kam parë të gjitha këto dhe i kam dëgjuar komentet. Ajo që bëra ishte e gabuar. Ndihem shumë keq.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *