Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi nxjerr videon: Pse s’më zë mua koronavirusi, ha kos e domate


Kreu i Partisë Konservatore dhe deputeti Kujtim Gjuzi, ka publikuar një video në të cilën përpiqet të hedhë poshtë zërat që thonë se ai mund të jetë i infektuar me koronavirus.

Ndërsa shfaqet duke drejtuar makinën, ai tregon itinerarin e tij të një dite të mëparshme, ku shprehet se u kishte ardhur në ndihmë mjaft qytetarëve, kishte vizituar burgun e Fushë-Krujës dhe kishte dërguar pranë familjes së tij në Shkodër një fëmijë të komunitetit rom, i cili kishte mbetur i bllokuar në Tiranë.

Ai insiston se nuk është i sëmurë dhe madje ka këshilluar shqiptarët të përdorin produktet ushqimore që vetë ai përdor për ta luftuar koronavirusin.

“Kush mashtron dhe thotë që Kujtim Gjuzi është me koronavirus do përballet me drejtësinë kur ajo të funksionojë. Unë dhuroj gjak nuk kam bërë kurrë një injeksion jo më të më zëjë koronavirusi. Unë mbrohem me: në mëngjes 1 kg kos me mjaltë, unë përdor  çokollatë me arra dhe lajthi që mbron në mënyrë sistemike gjithë organizmin, në drekë përdor gjysëm kg domate, po ashtu pasdite përdor shegë, djath, meqënëse jam shëndoshur pak po përdor djathin e dhisë. Konsultohem me këshilltarin tim androlog dhe obstetër Fadil Mustafa, kam edhe psikologë që rrinë pranë stafit të Partisë Konservatore. Ne do jemi në cdo skaj për të ndihmuar qytetarët kudo që janë”– thotë Gjuzi në video. Disa herë në video, ai përsërit se koronavirusi nuk mund ta zërë atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *