Vendosni fjalën kyçe....

Personeli i urgjencës në Lezhë në protestë: Shpërblimin ua japim familjeve në nevojë


Infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë kanë bërë një protestë mëngjesin e sotëm, për shkak të shpërblimit të premtuar nga kryeministri Edi Rama.

Mesa duket, shpërblimi i premtuar prej 500-1000 eurosh nga qeveria për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID-19, do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” dhe jo për spitalet rajonale.

Këto të fundit do të marrin vetëm një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh. Por ata e kanë refuzuar këtë shpërblim dhe kanë kërkuar që t’i dërgohet familjeve në nevojë.

26 mjekë, infermierë apo sanitarë kanë firmosur peticionin që shumën që do i japë qeveria me VKM si shpërblim ata do e japin tek familjet që sot kanë më shumë nevojë.

“Nuk na ka bërë shpërblimi që të punojmë 100%, por thjesht ça na kanë premtuar dhe ça u realizua, prandaj kemi vendosur që këtë shumë t’ua japim familjeve në nevojë. Ne do punojmë si me shpërblim si pa shpërblim. Kemi pas rreth 14 raste, puna është bërë fantastike, nuk ka pasur asnjë vdekje, që do të thotë shërbimi është bërë dhe do e bëjmë.

Jemi njohur me shpërblimin që u është premtuar nga qeveria, por dje jemi lajmëruar se shpërblimi do jetë 5 mijë lekë të reja dhe ne të gjithë si staf, kemi vendosur që të shpërblim ta refuzojmë dhe t’i kalojnë për familjet në nevojë në këto ditë të vështirë. Nuk e dimë përse është ndryshuar shpërblimi, kështu ka ardhur nga Ministria.

Spitali i Lezhës ka qenë gjithë ditën në gatishmëri të jashtëzakonshme, plus që me këtë rast gatishmëria ka qenë 120% ne kemi punuar dhe do vazhdojmë punën për t’i shërbyer të gjithëve”, tha një nga mjekët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *