Gazeta “The Guardian” ka publikuar informacione të reja përsa i përket gjendjes së kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili ndodhet në trajtim intensiv pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të koronavirusit.
Gazeta shkruan se burime nga spitali “St Thomas”, thonë se Johnson nuk po mbahet me respirator, por ka konfirmuar se i nevojiteshin 4 litra oksigjen.
“Johnson, 55 vjeç, nuk është intubuar – ku një tub futet në trake përpara aspirimit, por i duheshin katër litra oksigjen në kujdesin intensiv, thanë burimet në spital. Pragu normal për kujdes intensiv është 15 litra, çka sugjeron se ai është në gjendje më të mirë se pacientët e tjerë në përgjithësi.
Gazeta britanike shkruan se spitali kishte përgatitur një shtrat që prej të enjtes së kaluar, për kryeministrin. Kjo që pasi doli lajmi i parë që Boris Johnson ishte i sëmurë me koronavirus.