Vendosni fjalën kyçe....

“S’kemi kohë për pingpong politik” – Kurti u përgjigjet kundërshtarëve


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar ditën e sotme se ai dhe qeveria e tij janë të përqendruar te pandemia që ka prekur vendin e nuk kanë kohë për atë që e cilësoi si pingpong politik.

Teksa vizitoi Gjilanin ai foli edhe për masat që janë marrë e do merren teksa vendi përballet me pandeminë Covid-19.

“Ne tani jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët. Nuk kemi kohë për pingpongun politik”, tha ndër të tjera Kurti.

Ai ka paralajmëruar një mbledhje të qeverisë me video-konferencë ku pritet të diskutohen masat e ardhshme lidhur me koronavirusin e ri në vend. Kosova ka raportuar deri tani 165 persona të prekur nga Covid-19, me 3 viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *