Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron Indinë: Nëse bllokon eksportin e mjekimit të Covid-19, do ndëshkohet


Presidenti amerikan Trump ka paralajmëruar që Uashingtoni mund ‘të hakmerret’ ndaj Nju Delhit lidhur me vendimin e tij për të ndaluar eksportet e një ilaçi që po përdoret si trajtim eksperimental për Covid-19, jo shumë kohë pasi i kërkoi homologut të tij indian që të kthejë vendimin.

Megjithëse India vendosi një ndalesë për eksportin e hidroksilklorokinës – një ilaç antimalarie nën provë klinike si një trajtim për koronavirus, Trump u tha gazetarëve të hënën se Nju Delhi mund të përballet me pasoja nëse kryeministri Modi nuk e heq kufizimin, duke këmbëngulur ai nuk ishte në dijeni se ishte marrë një vendim përfundimtar.

“Nuk më pëlqen ai vendim. Nuk e dëgjova nëse ky ishte vendimi i tij. E di që ai e ndaloi atë për vendet e tjera. Do të isha i befasuar nëse ai do e bënte, sepse India ka marrëdhënie shumë të mira me Shtetet e Bashkuara, për shumë vite ata kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara në tregti. Nëse nuk e lejon atë, do të ishte në rregull. Por sigurisht mund të ketë hakmarrje në rast të kundërt.” – tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *