Gjykata e Posaçme ka vendosur sot masën detyrim paraqitjeje për botuesin Henri Çilin e të dyshuarit e tjerë të dosjes ‘Mezhgorani’.
Vendimi i gjykatëses Irena Manoku erdhi pas kërkesës së prokurorëve të çështjes, Altin Dumani e Elisabeta Millonai.
Për avokatin Ilir Korbi, prokurorët kërkuan arrest në shtëpi por gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.
Çili e 27 persona të tjerë u arrestuan në fund të muajit shkurt pas një hetimi 6-mujor e akuzoheshin për falsifikim dokumentash, mashtrim e ndikim të paligjshëm ndaj organeve të drejtësisë.