Vendosni fjalën kyçe....

Disa ushtrime praktike për të mbajtur në formë fëmijët, demonstrim praktik me video nga Klodiana Shala


Ish-rekordmenia në atletikë, Klodiana Shala, ka dhënë disa këshilla praktike, për të mbajtur në formë fëmijët në kushtet e shtëpisë, teksa ata janë të detyruar të qëndrojnë brenda për shkak të kufizimeve nga Covid-19.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘abc-ja e mëngjesit’ në ABC News, Shala, ka treguar ushtrimet praktike që mund të bëhen në kushtet e shtëpisë dhe ndihmojnë në mbajtjen në formë të mirë fizike të fëmijëve të karantinuar.

“Sot ftoj fëmijët që të jenë pranë ekranit, me baballarët, mamatë, gjyshet, siç e thashë edhe dje po për ata që nuk na kanë ndjekur dje, sot do të bëjmë disa ushtrime për fëmijët.” – thotë në hyrje të videos Shala, që më pas tregon ushtrimet që mund të bëhen.

*Video Credit: ABC News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *