“Kuq e zinjtë” synojnë ta transferojnë mesfushorin me përvojë, i cili do të largohet nga Manchester City
David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Mesfushorit me përvojë do t’i skadojë kontrata dhe palët nuk e kanë ndërmend ta vazhdojnë më bashkëpunimin.
Për ish-përfaqësuesin spanjoll flitet se mund të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit, ku e do klubi i David Beckhamit, Inter Miami.
Mirëpo, së fundmi duket se në garë për 34 vjeçarin është futur edhe Milani.
E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se “kuq e zinjtë” tashmë janë takuar me menaxherin e Silvas, për ta diskutuar një transferim të tij të mundshëm në San Siro.
Silva ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.