Vendosni fjalën kyçe....

Bosi i “Twitter”-it do dhurojë 28% të pasurisë së tij, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit


Jack Dorsey, themeluesi i rrjetit social “Twitter” dhe i aplikacionit të pagesave “Square”, thotë se do të dhurojë 1 miliard dollarë në përpjekje për të trajtuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas Dorsey-t, ky donacion përfaqëson afërsisht 28% të pasurisë së tij. Ai e bëri njoftimin në “Twitter”, duke shkruar se “nevojat nga koronavirusi janë gjithnjë e më urgjente”.

Mgjithatë Dorsey nuk e përcaktoi saktësisht se ku do të dërgoheshin fondet për të ndihmuar në betejën kundër Covid-19.

Siç shkruan BBC, në SHBA ka një mungesë të respiratorëve dhe pajisjeve mbrojtëse personale, ndërsa janë gjendur në vështirësi ekonomike dhe bizneset dhe individët.

Dorsey tha se për donacionin e tij do të përdorë aksionet që ai zotëron në “Square” dhe jo ato në “Twitter”, sepse ai kishte shumë më tepër aksione te aplikacioni.

Aksionet do të shiten me kalimin e kohës, gjë që mund të ndikojë në vlerën e tyre dhe madhësinë e përgjithshme të dhurimit.

Pasi pandemia e Covid-19 të jetë zbutur, fondet do të shkojnë për shëndetin e vajzave dhe arsimimin e tyre si dhe hulumtimin për të ardhurat themelore universale.

Bosi i “Twitter”-it nuk është i vetmi miliarder i teknologjisë, që dhuron një pjesë të pasurisë së tij për të luftuar koronavriusin.

Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg ka vendosur të dhurojë 30 milion dollarë, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë në përpjekjet për krijimin e një kure.

Jeff Bezos i “Amazon” ka dhuruar 100 milionë dollarë për të ndihmuar ata që luftojnë me urinë gjatë kësaj periudhe në SHBA.

Shefi ekzekutiv i “Apple”-it, Tim Cook, njoftoi në mars do të dhurojë pajisje mjekësore në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *