Vendosni fjalën kyçe....

“Ruani me fanatizëm distancën 1.5 metra, bashkë do ia dalim” – Basha thirrje qytatarëve


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet mbi distancimin social sidomos kur dalin për nevojat e ditës.

Ai shkruan se ata duhet të ruajnë me fanatizëm largësinë prej 1.5 metrash nga qytetarët e tjerë duke shtuar se edhe pse po bëhet e vështirë, në këtë mënyrë qytetarët po ruajnë veten, familjen e të afërmit.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua t’ju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër! E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira.” – shkruan Basha në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *